Mot me kthjellime dhe shtrëngata të shkurtra

TIRANË, 12 qershor/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë ditën e premte do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura dhe kthjellime të herëpashershme.
Reshjet e shiut parashikohet të bëhen prezente në orët e para të 24-orëshit deri në orët e mëngjesit me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa gjatë ditës reshje të përqendruara kryesisht përgjatë relieveve malore të vendit. Hera-herës priten shtrëngata afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike e breshër maleve.
Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim, me shpejtësi mesatare 8 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore era me shpejtësi deri në 15 m/s, shoqëruar me valëzim në det të forcës 2-4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat | Siglat |
| Shkodër | 17/30 | Diell re shi |
| Kukës | 14/28 | Diell re shi |
| Lezhë | 17/30 | Diell re shi |
| Dibër | 12/26 | Diell re shi |
| Durrës | 17/29 | Diell re shi |
| Tiranë | 19/30 | Diell re shi |
| Elbasan | 18/30 | Diell re shi |
| Berat | 16/31 | Diell re shi |
| Vlorë | 19/28 | Diell re shi |
| Korçë | 12/26 | Diell re shi |
| Gjirokastër | 14/30 | Diell re shi |
| Sarandë | 18/28 | Diell re shi |
/r.e/