E Diel, 1 Nëntor 2026

Motër e vëlla nga Prishtina të dehur, konfliktohen me policët në Tiranë! 30-vjeçarja përfundon në pranga, thyen xhamin e komisariatit

Policia e Tiranës ka arrestuar një 30-vjeçare, banuese në Prishtinë pasi ditën e djeshme ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë së rendit. Gjithashtu ndaj saj rëndojnë edhe veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Sipas policisë rreth orës  03:50 të datës 21.06.2025, gjatë patrullimeve  shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” kanë ndaluar për kontroll dhe verifikim automjetin me drejtues shtetasin E. P., 23 vjeç.

Gjatë komunikimit me punonjësit e Policisë, 23-vjeçari ka krijuar dyshime se ky shtetas drejtonte automjetin nën efektin e alkoolit. Për këtë arsye është kërkuar ndihma e punonjësve të Policisë Rrugore për t’i bërë testin e alkoolit, ku testi i parë ka rezultuar 0.48 mg/l. 23-vjeçarit i është kërkuar të bëjë për herë të dytë testin e alkoolit, në zbatim të procedurës standarde, por ai ka refuzuar të kryejë testin e dytë.

Në momentin që punonjësit e Policisë po komunikonin me 23-vjeçarin për të bërë testin e alkoolit, aty ka ardhur me një automjet tjetër shtetasja A. P., motra e tij, e cila ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë, duke i penguar ata të kryenin detyrën.

Punonjësit e Policisë i kanë bërë testin e alkoolit edhe 30-vjeçares, në prani të një punonjëseje policie(e cila ka qënë prezent nga momenti i parë e deri në përfundim të të githa veprimeve), ku rezultoi se 30-vjeçarja drejtonte automjetin nën efektin e alkoolit në masën 0.38 mg/l.

30-vjeçarja është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, për veprime të mëtejshme për kundërshtim të punonjësve të Policisë. Gjatë kohës që ndodhej në ambientet e dhomës së shoqërimit, shtetasja A. P. ka goditur me grushte xhamin e dritares së kësaj dhome, duke e thyer atë./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›