“Moto & Rock”, festë në Korçë, motorët paradë dhe muzikë në rrugët e qytetit juglindor

Zhurma karakteristike e motorëve të fuqishëm dhe tingujt e muzikës rock kanë pushtuar Korçën këtë fundjavë, në edicionin e pestë të festivalit Moto&Rock.
Motoçiklistë nga vende të ndryshme të Bashkimit Europian dhe nga trevat shqiptare u mblodhën në qytetin juglindor, ku sheshi kryesor i Korçës u shndërrua për dy netë me radhë në një arenë spektakolare, që ndërthurte pasionin për motorët dhe muzikën rok.
Emra të njohur të muzikës shqiptare, si dhe grupe të tjera rok, shoqëruan atmosferën elektrizuese, ndërsa “mbretërit e rrugës” Harley Davidson, BMW GS, Ducati Monster, Yamaha Drag Star dhe shumë të tjerë parakalonin nëpër bulevardet e qytetit duke marrë duartrokitjet e të pranishmëve te ardhur nga qytete te ndryshme te vendit si dhe turiste te huaj
Pjesëmarrësit nuk kursyen vlerësimet për organizimin dhe mikpritjen korçare.
“Është hera ime e parë në Shqipëri. Kam bërë një udhëtim nga Gjermania, pastaj në Greqi, dhe tani këtu. Është shumë bukur. Më pëlqen Tirana, rrugët e pastra dhe Korça është shumë mikpritëse. Ushqimi dhe birra janë
“Jemi nga Kozani, kemi ardhur posaçërisht. Hera e parë në Korçë. Shumë bukur!”
“Këto janë evente që ndihmojnë qytetin, pasi shpërndahen në rrjete sociale dhe tërheqin vëmendje. Ka ardhur shumëkush, nga Shqipëria dhe jashtë. Shoh italianë, grekë. Edhe ne jemi shqiptarë që jetojmë në Greqi, por nuk e humbasim këtë ngjarje.”
Moto&Rock tashmë është kthyer në një traditë të dashur për qytetin, duke shtuar një tjetër dimension kulturor dhe turistik për Korçën, qytetin që, edhe këtë herë, tregoi se di të mikpresë, të vibrojë dhe të jetë qendër e adrenalinës./vizionplus.tv