E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarr pranë rrugës Lezhë-Milot, flakët djegin një zonë ku hidheshin inerte dhe mbeturina të tjera

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mëngjesin e sotëm zonën rreth magazinave të Bashkisë Lezhë, përgjatë superstradës Lezhë-Milot, pranë kryqëzimit të Rriles.

flaKët kanë përfshirë hapësirën ku prej kohësh depozitohen inertet dhe mbeturina të ndryshme ndërtimi.

Forcat zjarrfikëse shkuan menjëherë në terren dhe ndërhynë për izolimin dhe shuarjen e flakëve, ndërsa shtëllungat e tymit të dendur janë përhapur në drejtim të zonës së banuar si dhe mbi aksin kryesor rrugor.

Kjo nuk është hera e parë që kjo zonë përfshihet nga flakët, ndërsa policia dyshon se kemi të bëjmë me një zjarrvënie të qëllimshme.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›