Moti i keq, Vengu: Forcat e Armatosura në terren, evakuohen banorët në fshatrat buzë lumit në Kuçovë dhe Dimal

Vendi vijon të përballet me motin e keq, teksa Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu bën me dije se Forcat e Armatosura kanë qenë gjatë gjithë natës së kaluar në terren, kryesisht të angazhuara në të dy anët e lumit Seman për të evakuuar banorët.
Sipas Ministrit, është bërë evakuimi i banorëve në fshatrat buzë lumit të bashkive Kuçovë dhe Dimal, si masë parandaluese për garantimin e sigurisë së tyre.
Ministri thekson se Forcat e Armatosura, në koordinim me Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, mbeten të angazhuara në terren, krah për krah me strukturat vendore, për menaxhimin e situatës.
“Një tjetër natë sprove dhe sakrifice për djemtë e Regjimentit të Këmbësorisë së Jugut, të angazhuar në të dy anët e lumit Seman. Evakuimi i banorëve në fshatrat buzë lumit të bashkive Kuçovë dhe Dimal ka vazhduar gjatë gjithë natës, si masë parandaluese për garantimin e sigurisë së tyre.
Forcat e Armatosura, në koordinim me Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, mbeten të angazhuara në terren, krah për krah me strukturat vendore, për menaxhimin e situatës dhe mbrojtjen e jetës dhe pronës së qytetarëve. Bashkë dhe gati!”, shkruan Vengu.
/rtsh.al/