E Enjte, 5 Nëntor 2026

Moti i keq, kreu i Emergjencave në Durrës: Dëmtime të fiderave në Krujë e Shijak

TIRANË, 22 nëntor/ATSH/ Shefi i Emergjencave në Prefekturën e Durrësit, Romario Metanj bëri të ditur sot se moti i keq me reshje të dendura shiu dhe erëra të forta solli ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona.

Në një prononcim për ATSH-në, Metanj tha se po vijon puna në terren nga grupet e OSHEE-së për zgjidhjen e problematikës në 2 fidera, në bashkinë Krujë dhe atë Shijak.

Meta tha se aktualisht situata është drejt përmirësimit, pasi kanë pushuar reshjet.

“Grupet e emergjencës civile në terren kanë raportuar për prani të ujit në hyrje të Sukthit, edhe brenda ambienteve të 3 biznesve. Po ashtu, ka prani uji tek kryqëzimi i Stadiumit (nën kuotë), si dhe tek zona e Vollgës”, tha Metanj.

Ai informoi se akset rrugore janë të aksesueshme, pavarësisht disa bllokimeve të përkohshme.

“Shërbimet e Policisë janë në terren dhe po ndihmojnë në qarkullimin e mjeteve. Ka patur bllokim përkohësisht të rrugës nacionale në Rromanat, njësia administrative Rrashbull për shkak të rënies së dy pemëve. Punonjës të mirëmbajtjes së rrugëve po punojnë për pastrimin e saj”, deklaroi ai.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›