E Premte, 6 Nëntor 2026

Reshjet e shiut, prefekti Shehu për ATSH-në: Dëmtime të rrugëve kombëtare në qarkun e Dibrës, grupet në terren

TIRANË, 22 nëntor/ATSH/ Në qarkun e Dibrës si pasojë e erës së fortë dhe reshjeve të dendura ka mungesë të energjisë elektrike dhe dëmtime të rrugëve nacionale.

Prefekti i qarkut të Dibrës, Nexhmedin Shehu tha sot për ATSH-në se “në bashkinë Bulqizë mungon energjia elektrike në njësitë Martanesh, Ostren, Zerqan, Fushë Bulqizë,  Trebisht dhe pjesërishtë Njësia Shupenzë”.

“Për shkak të reshjeve të mëdha është rrezikuar të bllokohet  rruga qytet i vjetër – qytet i ri, (tek terminali) nga uji, pasi është nën nivelin e kanaleve kulluese”, tha Shehu.

Sipas tij, reshjet kanë sjellë vërshime të rrëkeve të ujërave me dëmtime të rrugëve rurale dhe me sjellje inertesh në rrugët e njësisë administrative Gjoricë, Zerqan.

“Në bashkinë Mat megjithë punën e bërë nga grupet e punës të OSSHE ku është kthyer energjia elektrike në disa njësi ku, ka akoma mungesa energjie në disa fshatra të Njësive Derjan, Lis, Komsi, Ulëz si: në fshatrat Derjan, Batër e Madhe, Batër e Vogël, German , Vig, Stojan, Madhesh, Lundre, Mallunxë erj, por edhe këtu punohet për riparimin e tyre”, theksoi Shehu.

Prefekti Shehu informoi se “gjithashtu janë shfaqur dëmtime në rrugët rurale të para dhe të dyta me disa probleme te vogla në njësitë Xibër e Gurrë dhe në lagjet Buzhiqi dhe Xheherri në njësinë administrative Klos Katund, nga dëmtimi rrugës janë rrezikuar lidhja me qendrën administrative. Ka patur ndërprerje të energjisë elektrike herë pas here për shkak të furtunës”.

“Po punohet nga grupet e punës të OSSHE për kthimin e energjisë edhe në këto njësi”, tha Shehu.

1 nga 3

/k.s/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›