Moti sot i qëndrueshëm, erë e lehtë dhe det i qetë

TIRANË, 1 mars /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, ndërsa vranësirat do të jenë të pakta kalimtare, dhe të përqendruara në relievet malore të territorit.
Era do të fryjë me drejtim kryesor veriperëndim-juglindje me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa valëzimi në dete i forcës 1 ballë.
