Moti sot i qëndrueshëm, rritje e lehtë e temperaturave

TIRANË, 5 prill /ATSH/ – Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se vendi ynë ditën e diel do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët, me vranësira të pakta kalimtare gjatë orëve të mesditës, kryesisht në relievet malore të lindjes dhe në malësitë e jugut.
Era do të fryjë me drejtim verilindje–veriperëndim me shpejtësi mesatare rreth 6 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të arrijë deri në 10 m/s. Në dete parashikohet valëzim i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat e ajrit parashikohen në rritje të lehtë, duke shënuar vlera tipike pranverore në të gjithë territorin.
Temperaturat parashikohen:
