Moti sot parashikohet me reshje lokale, temperatura deri në -1°C në Korçë

TIRANË, 23 janar/ATSh/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet kryesisht i vranët, ndërsa reshjet e shiut do të jenë me intensitet të ulët dhe karakter lokal, të përqendruara kryesisht përgjatë Ultësirës Perëndimore dhe lokalisht në zonat qendrore të vendit.
Era do të fryjë e lehtë nga verilindja në juglindje me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa hera-herës, në zonat bregdetare dhe në lugina, pritet të fitojë shpejtësi deri në 10 m/s. Valëzimi në det do të jetë i ulët, i forcës 1–2 ballë.

/a.f/r.e/