E Diel, 1 Nëntor 2026

U kap me mbi 61 mijë euro e 10 mijë dollarë të padeklaruar, nën hetim 45-vjeçarja

TIRANË, 23 janar /ATSh/ Policia Kufitare e Rinasit në bashkëpunim me shërbimet doganore, kanë goditur një tjetër rast të mosdeklarimit në pikën e kalimit kufitar të shumave të konsiderueshme të parave.

Policia njoftoi se për këtë rast u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen A. W., 45 vjeçe, me shtetësi kineze.

Sipas policisë, gjatë kontrollit në vijën e dytë iu gjetën 61755 euro dhe 10000 dollarë amerikanë, që synonte t’i nxirrte nga Republika e Shqipërisë, pa i deklaruar konform ligjit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

/m.q/a.f/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›