E Diel, 1 Nëntor 2026

Përplasen makinat në aksin Vlorë-Selenicë, dy të lënduar, njëri në gjendje të rëndë

Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në aksin Vlorë-Selenicë në afërsi të fshatit Qishbardhë.

Policia njofton se rreth orës 12:50, në aksin rrugor Vlorë-Selenicë, në afërsi të fshatit Sherishtë, shtetasi N. H., 68 vjeç, duke drejtuar një mjet kamionçinë tip “Nissan”, është aksidentuar me automjetin tip “Audi”, me drejtues shtetasin Xh. Xh., rreth 23 vjeç.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të dëmtuar, drejtuesi Xhuljano Xhafaj, si dhe pasagjeri në mjetin kamionçinë, shtetasi F. C., 61 vjeç.

Mësohet se Xhuljano Xhafaj është në gjendje të rëndë dhe do të transportohet drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›