E Diel, 1 Nëntor 2026

“Moto Fest Shkodra 2025”, tri ditë festë në zemër të kryeqendrës së veriut

Nga Bepin Kolvata 

“Moto Fest Shkodra 2025 ” ka dhuruar spektakël në kryeqendrën e veriut për tre netë me radhë.

Rreth 200  qytetarë që kanë pasion motorët kanë zbarkuar në Shkodër, duke zhvilluar një paradë interesante dhe më pas janë bashkuar në festën me muzikë  në sheshin para Bashkisë.

Të ardhur nga i gjithë rajoni, por edhe Europa e më gjërë, pjesëmarrësit shprehën entuziazmin e tyre, duke theksuar se është gjithmonë kënaqësi të jesh në Shkodër.

“Kemi ardhur edhe herë të tjera”.

“Kemi ardhur enkas për këtu”.

“Gjithçka është shumë e bukur. Nuk mora dot pjesë në dy ditët e para, por jam këtu për të shijuar ditën e fundit që besoj është një nga më të bukurat.”

Pjese e festës së organizuar nga bashkia ishte edhe grupi i njohur “Elita 5”./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›