Gaza, sulme e viktima të tjera! Ushtria izraelite tashmë kontrollon rreth 80 për qind të vendit

Ushtria izraelite ka vijuar sulmet vdekjeprurëse nga ajri në Rripin e Gazës këtë të diel, duke vrarë të paktën 22 palestinezë, përfshirë fëmijë mjek e gazetarë ndërsa ushtria ka marrë kontroll të rreth 80 % të territorit të rripit të Gazës.
Sipas autoriteteve vendase, sulmet u kryen në disa vendodhje përfshirë Khan Junis në jug, Xhabalia në veri dhe në pjesën qëndrore të enklavës së shkatërruar.
Ushtria izraelite nuk i ka komentuar deri tani sulmet e së dielës por më herët kanë thënë se do të vijojë bombardimet deri në lirimin e plotë të pengjeve.
Sulmet e fundit vijnë ndërsa rripi i gazës po kalon në krizë të tejskajshme humanitare për shkak të urisë dhe kushteve ekstreme që ka shkaktuar bllokada izraelite më shumë se tre mujore.
Edhe Shtetet e Bashkuara, mbështetësja më e madhe e Izraelit, ka shprehur shqetësime për krizën e urisë. Më pak se gjysma e pengjeve që ndodhen ende në Gazë besohet se janë gjallë.
/vizionplus.tv