E Hënë, 2 Nëntor 2026

Muaji i sensibilizimit kundër kancerit të gjirit, Kuvendi ndriçohet me ngjyrën rozë

TIRANË, 21 tetor/ATSH/ Në kuadër të muajit të sensibilizimit kundër kancerit të gjirit, godina e Kuvendit të Shqipërisë u ndriçua mbrëmjen e sotme me ngjyrën rozë.

Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit synon rritjen e kujdesit dhe vëmendjes për diagnostikim të hershëm dhe trajtim në kohë të kësaj diagnoze.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale e ka shtrirë fushatën e saj sensibilizuese jo vetëm në tetor, por gjatë gjithë vitit, përmes mamografive stacionare apo njësive lëvizëse në qytete të ndryshme të vendit.

Gjithashtu, nëpërmjet portalit “e-Albania” çdo grua apo vajzë vendos për orarin dhe vendin e kryerjes së mamografisë, duke e planifikuar më herët atë.

Gjatë tetorit, institucione publike, monumente historike dhe struktura të rëndësishme në vend janë ndriçuar me ngjyrën simbol të kësaj fushate ndërkombëtare, si një mënyrë për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të inkurajuar çdo grua të bëjë kontrolle të rregullta.

Muaji ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, Kuvendi vishet Rozë - Foto: Arbi Fortuzi 1 nga 4

/k.s/a.f/r.e/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›