E Diel, 1 Nëntor 2026

Muaji i shenjtë i Ramazanit, Meçan Deçka rrëfen për lidhjen e fortë me besimin

Lidhja e tij me besimin  islam ka nisur që në fëmijëri për tu konsoliduar në mbi 30 vite.

Mecan Deçka kujton se gjithçka ndodhi brenda një nate e cila s’do të donte të mbaronte kurrë. E që atëherë ai është kthyer në një besimtar i devotshëm i fesë islame.

42 vjeçari ndan edhe mesazhin e tij për gjithë agjëruesit qofshin apo jo myslimanë.

“Agjërim te lehte dhe te pranuar”, uron ai.

Për besimtarët myslimanë, Ramazani është një kujtesë se lumturia nuk gjendet në të mirat materiale, por në shpirtin e pasur me dhembshuri dhe mirënjohje. Edhe pse zgjat vetëm një muaj, vlerat dhe mësimet e tij  duhet të zgjasin gjatë gjithë vitit.

Gazetar: Y.Ponde

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›