Muçi shënon ndaj gjigantëve të futbollit turk

TIRANË, 14 shkurt /ATSh/ Sulmuesi Ernest Muçi është i pandalshëm me Trabzonsporin. Sot ka shënuar një tjetër gol fantastik, kësaj radhe përballë gjigantëve të Fenerbahçes, rivalëve për titullin kampion.
Ishte minuta e gjashtë e takimit, kur futbollisti i Kombëtares shqiptare mori një top të gjatë në mesfushën e Fenerbahçes dhe në hyrje të zonës së rreptësisë, me një parabol shtangu portierin mik Ederson.
Muçi është kthyer në fenomen te Trabzonspori. I huazuar nga Beshiktashi dhe në më pak se tre muaj numëron tashmë 13 gola dhe pesë asistime, si askush tjetër.