E Diel, 1 Nëntor 2026

Multimiliarderja, lë pasurinë 8 miliardë dollarë për qentë

Ishte bërë e famshme sepse i kishte dhënë pjesë të majme nga pasuria qenit të saj. Por, Leona Helmsley, miltimiliarderja amerikane ka bërë më shumë se kaq. Ajo ka lënë gjithë pasurinë e saj, vlerësuar deri në 8 miliadrë dollarë, për përkujdesjen e qenve.

Lajmi është bërë i njohur nga New York Times, ku dy dëshmitarë okularë, që kanë dashur të mbeten anonimë, sigurojnë se kanë lexuar testamentin e Leonës.

Madje, ata kanë treguar se kanë parë me sytë e tyre atë që ka dashur zonja e pasur pas vdekjes.

Në fakt asgjë nuk tingëllon aq e çuditshme, sepse gruaja miliardere nuk i ka pasur punët mirë me njerëzit, duke u shprehur hapur gjithmonë pro kafshëve.

Në kohën që ishte në jetë, ajo ka pasur marrëdhënie të këqija me vartësit, madje thuhej se ata e urrenin.

Kanë qenë të shumtë të afërmit që kanë pritur me ankth të kishin pjesë në pasurinë e saj të madhe; vëllai, 4 nipër, shumë stërnipër dhe një ushtri e tërë me bashkëpunëtorë.

Në testament ajo ka shprehur prerë dëshirën për mënyrën se si do të përdoren paratë, vetëm për mirëqenien e qenve të braktisur. Dhe ata që do të administrojnë fondet e shumta nuk kanë rrugëdalje, vetëm të zbatojnë vullnetin e saj, gjithmonë nëse do të respektohet testamenti.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›