E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvend, Tavo: Ambasadat tona asnjë ndihmë për emigrantët

Ka filluar seanca e sotme plenare me diskutim të lirë. Deputetët e PS-së kanë ngritur shqetësimin për vështirësitë e emigrantëve tanë jashtë vendit sidomos në Greqi. Deputeti i PS-së, Vangjush Tavo, është shprehur se: “Dëshmitë e emigrantëve tanë në Greqi tregojnë për korrupsionin që ka zaptuar ambasadat tona jashtë, dhe ambasadorin tone ne Athine, Vili Minarolli”. Sipas tij nëpër ambasada ka vetëm persona politikë të cilët nuk merren fare me problemet e emigrantëve por kërkojnë bakshishe për të mbaruar një punë.

Edhe pse qeveria është vënë në dijeni për problemet e korrupsionit nuk bën asgjë, përveçse shkarkon një nëpunës të rëndomtë i cili  nuk ka aspak lidhje me ambasadën dhe emëron një tjetër i cili është shkarkuar njëherë për korrupsion. "Ambasadori yne ne Athine nuk ben asgje pervecse merret me punet politike te PD-se ne Athine" - tha Tavo. Ai kerkoi qe ne ambasada te punesohen edhe diplomatet e rinj te cilet kane perfunduar shkolla jashte vendit me rezultate te shkelqyera.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm, Lulëzim Basha e ka kundërshtuar fjalën e Tavos duke marre ne mbrojtje ambasadorin shqiptar ne Athine, Vili Minarollin. Sipas tij “Gjendja në ambasadën tonë në Athinë apo edhe në të tjera ndryshon nga gjendja që është gjetur në vitin 2005. Kjo s’do të thotë se s’ka probleme

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›