E Diel, 1 Nëntor 2026

PD dorëzon dy drafte për spiunët

Deputeti i PD-së, Aleksandër Biberaj, ka depozituar sot dy draften për pastërtinë e figurës të zyrtarëve të lartë.

Partia demokratike paraqitet këtë herë është paraqitur me 2 drafte për spiunët. Drafti i parë është i vitit 2006, ndërkohë që drafti që ka depozituar sot Biberaj, është një draft i ndryshuar përfshin një kategori më të gjerë njerëzish që duhet të verifikohen nëse kanë qenë ish bashkëpunëtorë të sigurimit të shtetit si psh, gjyqtarë të të gjitha niveleve, anëtarë të KLD-së, dhe përfaqësues të medias.

Balla: Projektligjet e “Spiunëve” janë harruar në sirtarePartia socialiste ka kërkuar nga kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli që të fusë në procedurat parlamentare, draftin që ata kanë depozituar prej kohësh, lidhur me hapjen e dosjeve për ish-bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit. "Ne kemi depozituar, prej dy vitesh, një ligj në Parlament, ku kërkohet hapja e dosjeve për ish-bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit dhe largimin e tyre nga politika aktive. Tre draftet e PS-se ne bashkepunim me PDK-ne si dhe ato te PD-se te dorezuara sot pritet te kalojne ne komisionin e ligjeve javen tjeter. Me pas ato pritet te kalojne ne kuvend per aprovim.Shqipëria është vendi i fundit në Europën Lindore që ende nuk e ka kryer këtë proces, për pasojë, dosjet e errëta të Sigurimit dhe Policisë Sekrete po mbajnë peng zhvillimet demokratike dhe moralin e ecjes së shoqërisë përpara. Kështu është shprehur në seancën e sotme plenare, deputeti i PS-së, Taulant Balla. Sipas tij Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka sulmuar qeverinë e saj dhe presidencën se në institucione ka spiunë.

“Topalli nuk mund ti hapë dosjet pasi me akuzat që ka bërë rrezikon të bjerë qeveria dhe ndoshta edhe presidenca” – tha Balla.

“Ju vetë zonja Topalli keni deklaruar se në presidencë dhe qeveri ka bashkëpunëtorë të sigurimit. Kush janë spiunët në qeveri, kush janë spiunët në presidencë? Ky ligj duhet të kalojë menëjherë të largohen spiunët nga presidenca dhe qeveria” – vazhdoi Balla.

Ndërkohë Topalli ka reaguar duke thënë se: “Në dy vite rresht nuk e keni kuptuar ende që këto projektligje kanë qenë në komisionin e ligjeve. Më këto që thoni ju përpiqeni të abuzoni, por ne do të respektojmë rezolutën” – tha Topalli.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›