E Hënë, 2 Nëntor 2026

Mungesë mjekësh në Tropojë, nevojë imediate për kardiolog, kirurg dhe okulist

Këtë vit, spitali i Tropojës pritet t’i nënshtrohet rikonstruksionit të plotë, por shqetësim kryesor mbetet plotësimi i nevojave për mjekë të specialiteteve.

Naim Neza, mjek radiolog në spitalin bashkiak të Tropojës, thotë se dikur në këtë spital kishte mjekë të të gjitha specialiteteve dhe të gjithë ishin nga Tropoja.

Krahas përmirësimit të kushteve, mjeku Neza thekson se ka nevoja imediate për mjekë të specialiteteve të ndryshme.

“Specialitetet bazë janë, por duhet qofte edhe ditore”, tha ai.

Ndërsa drejtori i spitalit të Tropojës, Kujtim Rexha, thotë se në vitin 2025 u plotësuan nevojat për tre mjekë specialistë, ndërsa po negociohet edhe për mundësimin e plotësimit me mjek kardiolog, okulist dhe kirurg.

Qytetarët e Tropojës këto shërbime aktualisht i marrin në spitalin e Gjakovës, në spitalin rajonal të Kukësit apo edhe në Qendrën Spitalore Universitare të Tiranës.

Spitali i Tropojës ka një kapacitet prej 100 shtretërish, ndërsa për rikonstruksionin e plotë të tij janë parashikuar 2.2 milionë euro.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›