Mungojnë programet kulturore, si kundërpeshë ndaj mediokritetit
Jam dakord me idenë se çdo njeri është i lire të beje zgjedhjet e veta dhe që një program si “Big Brother”, që tashme ekziston në shume shtete të tjera të botes me të njejtin karakter dhe nivel si në Shqiperi, nuk niset nga ideja se do të edukoje një popull dhe nuk mund të presim nga një program si ai të na ofroje me shume së ç’na ofron… “Big Brother” është thjesht një reality-show, nuk propozon ndonje ringjallje kulturore apo emancipim…
Me vjen keq vetem për një gje, që në televizionet tona, si shtetërorë, si privatë, mungojnë programe të mirëfillta kulturore, që si kundërpeshë ndaj mediokritetit, t’u ofrojnë shqiptareve, të rejat me të fundit në art, kulture, arkitekture, në antropologji, në studimet shkencore, në sociologji, mjekësi, psikologji, të rejat me të fundit nga bota dhe problemet e botes, programe mbi të drejtat e njeriut, programe mbi të drejtat e grave, mbi shume e shume gjera që do të stimulonin mendimin kritik, debatin konstruktiv, anen krijuese, shpirtin artistik dhe kuriozitetin pozitiv tek çdo njeri.
Vetem të tilla programe do na largojne nga injoranca dhe mediokriteti. Nese ka me shume zgjedhje dhe variacion për njerëzit, programe si “Big Brother”, në konkurrencë me programe të tjera me stimuluese dhe aktive, do kenë një peshë të papërfillshme.