E Premte, 6 Nëntor 2026

Musabelliu: Të angazhuar të përmirësojmë më shumë klimën e biznesit

TIRANË, 21 nëntor /ATSH/ Sondazhi i fundit mbi klimën e biznesit në Shqipëri, tregon përmirësim të dukshëm krahasuar me vitin 2023.

Zv.ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Enkelejd Musabelliu, mori pjesë në eventin e mbajtur në Tiranë, për prezantimin e sondazhit mbi klimën e biznesit në Shqipëri për vitin 2024.

Shoqata e Investitorëve të Huaj në Shqipëri (FIAA), Dhoma e Tregtisë Italiane në Shqipëri, Confindustria Albania dhe Shoqata e Biznesit Grek në Shqipëri, publikuan rezultatet e sondazhit të fundit mbi klimën e biznesit në vend, ku rezultatet tregojnë perceptime pozitive në disa drejtime krahasuar me vitin 2023, duke shënuar:

Rënie të nivelit të perceptimit të korrupsionit; Rënie të informalitetit; Përmirësim në nivelin transparencës së qeverisë; Rritje të efikasitetit në zbatimin e ligjit.

Musabelliu tha se, “pavarësisht këtij përmirësimi të dukshëm, kemi ende shumë për të bërë”.

“Jemi të vendosur për të vijuar më tej dialogun dhe koordinimin me biznesin e huaj dhe vendas, për të njohur e adresuar më mirë nevojat e tyre, duke përmirësuar akoma edhe më shumë klimën e biznesit në Shqipëri”, theksoi Musabelliu.

1 nga 4

/a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›