Muzeu “Shtëpia me Gjethe”, rritet interesi i të huajve për ta vizituar

Fundjava e gjen më të gjallëruar Muzeun “Shtëpia me gjethe”, ku numri i vizitueshmërisë është më i lartë, teksa kryesojnë turistët.
Turistë nga vende të ndryshme të botës të cilët në destinacionin e tyre kanë vendosur të përfshijnë edhe këtë vend.
Fabio Toska specialist në Muzeun “Shpia me gjethe” thotë se në bazë të statistikave në raport me një vit më parë interesi interesi për ta vizituar është rritur me 85.5 %, teksa numrin më të lartë e shënojnë italianët.
“Ose janë vizitorë të huaj që e shkuara autoritare e Shqipërisë i bën kuriozë dhe duan të dinë më shumë rreth regjimit komunist. Ata dinë disa gjëra, por shtëpia me Gjethe i ofron më shumë për atë që ata duan të dinë”, shprehet Toska.
31 dhomat e Muzeut “Shpia me gjethe” shpalosin pamjet e shoqërisë shqiptare në kushtet e një regjimi i cili synonte kontrollin total mbi trupat dhe mendjet e njerëzve. Ai përpiqet tu tregojë të rinjve, por edhe të huajve historinë më të errët të vendit tonë.
/rtsh.al/