Urgjenca e Kukësit, gjatë verës shënohen më shumë raste për shkak të aksidenteve

Në urgjencën e spitalit rajonal të Kukësit gjatë sezonit veror bëhet një shtim i rasteve që kërkojnë shërbim mjekësore për shkak të aksidenteve në rrugë po jo vetëm.
Shefi i Urgjencës, Emin Ferati bën të ditur se gjatë kësaj periudhe nuk kanë munguar pacientët që janë trajtuar për shkak të traumave e politraumave.
“Vera është koha më e vështirë për shkak se ka shumë aksidente, kjo për shkak të fluksit të shtuar të turistëve apo njerëzve që vijën madje edhe nga Kosova. Jemi të përgatitur për të përballuar fluksin”, tha Ferati.
Mjeku Ferati thekson se gjatë verës ku dhe vërehet një numër i lartë i aksidenteve në rrugë pranë urgjencës janë marrë masat për dhënien e shërbimeve të nevojshme mjekësore.
“I është kushtuar një vëmendje e madhe të urgjencës me të gjitha si në infrastrukturë, pajisje, personel dhe medikamente”.
Vetëm gjatë muajt maj sipas të dhënave pranë urgjencës së spitalit Rajonal të Kukësit kanë marrë shërbim mjekësorë rreth 6 pacientë si pasoje e aksidenteve në rrugë.
/rtsh/