Muzeu etnografik i Kukësit, objekti më i vizituar në qytet, turistët njihen me etnografinë e zonës

Jo vetëm për atë që u prezanton por edhe sepse ndodhet në qendër të qytetit të Kukësit, muzeu etnografik është më i vizituari nga turistët në krahasim me pika të tjera turistike në qytet. Cicëroni Liridon Cena thotë se tregojnë kureshtje në të tre pavijonet, biodiversitetit, arkeologjisë dhe etnografisë.
“Muzeu është në një pikë shumë strategjike, në qendër të Kukësit shumë operator turistik e preferojnë. Shkollat janë ato që e vizitojnë më shumë në muze”, tha Liridon Cena.
Në muze realizohen edhe orë mësimore dhe aktivitete. Vit pas viti numri i vizitorëve në muzeun etnografik në Kukës është në rritje me të paktën 20%.
/RTSH/