E Martë, 3 Nëntor 2026

Turizmi në Libohovë – Merr zhvillim agroturizmi, shtohen dhe aktivitetet

E vendosur mes luginës së Zagorisë dhe Pogonit, Libohova është i njohur për bukuritë natyrore, për historinë, kulturën dhe si vendlindja e shumë figurave të kombit tonë.

Edhe gjatë këtij viti, Bashkinë e Libohovës po e vizitojnë një numër i lartë vizitorësh vendas dhe të huaj. Ata janë të interesuar për bukuritë e natyrës, historinë dhe monumentet e natyrës, por edhe për të vizituar zonat rurale të saj.

Sipas specialistit në këtë bashki, Arjan Cano, krahasuar me një vit më parë numri i vizitorëve në këtë periudhë ka ardhur në rritje.

“Sivjet kemi bërë përpjekje më të mëdha për të promovuar Libohovën. Gjithashtu kemi shtrirë aktivitete të rëndësishme të kulturës, natyrës apo dhe historisë“, tha Cano

Bashkia e Libohovës, këtë vit synon promovimin e aseteve turistike dhe rritjen e numrit të aktivitete që do të organizojë në monumentet më të rëndësishme të kësaj bashkie, me qëllim joshjen e vizitorëve.

Vitin e kaluar bashkinë e Libohovës e vizituan më shumë se 24 mijë vizitorë, numër ky që këtë vit synohet të tejkalohet.  

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›