NJU DELHI – Vance: SHBA dëshiron të ndërtojë të ardhmen me Indinë

NJU DELHI, 22 prill /ATSH-DPA/ – SHBA mund të sigurojë energji dhe pajisje mbrojtëse të lira dhe të besueshme për Indinë dhe të dyja mund të bashkëpunojnë ngushtë në teknologji dhe aspekte të tjera të tregtisë, i tha zëvendëspresidenti i SHBA JD Vance një auditori të zgjedhur në qytetin indian të Jaipurit.
“E ardhmja e shekullit XXI do të përcaktohet nga marrëdhëniet SHBA-Indi”, tha Vance.
“Nëse India dhe Shtetet e Bashkuara punojnë së bashku me sukses, ne do të shohim një shekull XXI që do të jetë i begatë dhe paqësor… nëse dështojmë të punojmë së bashku me sukses, shekulli XXI mund të jetë një kohë shumë e errët për të gjithë njerëzimin”, theksoi ai.
Një ditë pas bisedimeve me kryeministrin indian, Narendra Modi në Nju Delhi, Vance tha se të dy vendet kishin finalizuar termat e referencës për negociatat tregtare.
Pjesa e parë e marrëveshjes pritet të negociohet deri në nëntor, sipas zyrtarëve të lartë indianë.
Njoftimet e fundit të tarifave të presidentit amerikan, Donald Trump, kanë çuar në përpjekjet e vendeve për të negociuar kushte të reja tregtare me SHBA-në.
Vizita e Vance në Indi vjen dy muaj pasi Trump dhe Modi në një takim në Uashington vendosën një objektiv për të dyfishuar tregtinë dypalëshe në 500 miliardë dollarë deri në vitin 2030.
Vance tha se Trump po sillte ndryshime të thella dhe një ribalancim të tregtisë globale.
Ai theksoi se partnerët nuk kishin nevojë t’i bënin gjërat në të njëjtën mënyrë si SHBA, por do të duhej të kishin qëllime të përbashkëta.
India ka ekonominë e pestë më të madhe në botë pas SHBA-së, Kinës, Gjermanisë dhe Japonisë.
Me një popullsi në rritje, aktualisht që kalon 1,4 miliardë dhe parashikohet të arrijë në 1,7 miliardë deri në vitin 2050, ajo ofron një treg të konsiderueshëm