E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

SHBA – Rubio shpall riorganizimin e DASH-it

UASHINGTON, 22 prill /ATSH-ANSA/ – Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio njoftoi sot një riorganizim të Departamentit të Shtetit, riorganizim që përfshin mbylljen e disa ambasadave dhe misioneve diplomatike jashtë vendit.

”Burokracia e shfrenuar ka krijuar një sistem më shumë të lidhur me një ideologji politike radikale sesa me promovimin e interesave kombëtare”, theksoi Rubio.

”Prandaj, sot po shpall një plan riorganizimi që do ta afrojë Departamentin e Shtetit me shekullin XXI”, shtoi ai./   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›