E Diel, 1 Nëntor 2026

“Nafta në Shqipëri, më e shtrenjta në botë”, Berisha: 60% të çmimit për çdo litër e merr qeveria

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, po zhvillon në selinë blu, takimin “Bursa Rama e Naftës-10 abuzime, 1 zgjidhje”, me Departamentet e Burimeve Natyrore, Ekonomisë, Financave, Bujqësisë dhe Çështjeve Sociale.

Gjatë fjalës së tij, Berisha u shpreh se vendi ynë ka çmimin më të lartë të naftës në botë.

“Çmimi i naftës për qytetarët shqiptar është më i lartë se në çdo vend të Europës dhe të botës. Pra nafta është një ndëshkim për qytetarët dhe ekonominë e vendit.”, tha kryedemokrati.

Ai shtoi se asnjë vend tjetër nuk ka “një agjendë të çmendur fiskale siç e ka Shqipëria.”

Mes të tjerash, Berisha theksoi rëndësinë e çmimit të naftës për ekonominë shqiptare, duke e lidhur atë me të gjitha sektorët dhe jetën e përditshme të qytetarëve.

“Një nga çështjet më thelbësore të ekonomisë sonë që lidhet në mënyrë të pazgjidhshme me të gjithë sektorët e kësaj ekonomie dhe me jetën e përditshme të çdo qytetari shqiptar. Më shumë se çdo faktor tjetër. Nuk ka asgjë tjetër të lidhur me çmimet e prodhimeve në Bujqësi, me çmimet e transportit, me çmimet e përpunimit të prodhimeve, se sa nafta, nuk ka asnjë faktor tjetër që t’u marrë qytetarëve shqiptarë që kanë veturë, 7.2% të të ardhurave të tyre ditore, në një kohë kur çmimi i naftës apo litra e naftës në Gjermani ju kushton gjermanëve 1.2 % të të ardhurave ditore të tyre.

Nuk ka asnjë vend tjetër të ketë një ngarkesë të çmendur fiskale mbi litrin e naftës siç e ka Shqipëria. 60% e çmimit të naftës përbëhet nga ajo që qeveria u merr qytetarëve për çdo litër. Askush nuk e bën këtë përveç kësaj qeverie. Askush nuk e bën këtë dhe nuk mund të imagjinojë të bëjë një gjë të tillë.

Në vitin 2013, taksa e qarkullimit ishte 7 lekë të vjetra për litër. E rriti në 28 lekë, e rriti me katër herë. Në një akt cinik të pashembullt, edhe akcizën e ka bërë të indeksueshme. Nuk ua bën pensionistëve indeksimin e pensioneve, jo, i mashtron. Indekson akcizën e naftës dhe e rrit atë në përputhje me inflacionin. Dhe kjo i jep një rritje të ndjeshme çdo vit, dhe marrë së bashku, rëndonme 40 lekë të vjetra në çmimin e saj”, tha Berisha.

LEXO EDHE: Bordi i Transparencës rrit çmimin e naftës në 224 lekë, ulja e akcizës amortizon 9 lekë/litër, edhe gazi do rritet

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›