E Martë, 3 Nëntor 2026

Ndahet nga jeta anestezisti Fatmir Prifti, Koçiu: 37 vite në QSUT, profesionist i përkushtuar

TIRANË, 11 qershor/ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu shprehu sot ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Dr. Fatmir Priftit.

“Me trishtim të madh mora lajmin për ndarjen nga jeta të Dr. Fatmir Priftit, mjek anestezist-reanimator në shërbimin onkologjik, me një kontribut të çmuar prej 37 vitesh në QSUT”, tha Koçiu në një postim në rrjete sociale.

Ministrja Koçiu e cilësoi mjekun e ndjerë Prifti, një profesionist të përkushtuar dhe të respektuar, që do të mbetet gjithmonë në kujtesë për humanizmin dhe përkushtimin e tij.

Ministrja e mbyll mesazhin me ngushëllimet e rastit për bashkëshorten e tij, Rubena Moisiu, fëmijët, familjarët dhe të gjithë ata që e njohën, mjekun Fatmir Prifti.

/e.i/a.f/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›