E Martë, 3 Nëntor 2026

Gonzato: BE po fuqizon gazetarë dhe regjisorë për të treguar histori të fuqishme

TIRANË, 11 qershor/ATSH/ Në Shtëpinë e Evropës, mbrëmjen e djeshme u organizua aktiviteti “Breaking the Moulds – Shaping the Future”, ku të pranishëm ishin ambasadori i Bashkimit Evropian në vendin tonë, Silvio Gonzato, si edhe gazetarë dhe regjisorë të njohur në Shqipëri.

Shtëpia e Evropës u kthye të martën në një kinema, teksa histori të fuqishme dhe të patreguara morën dritë.

Sipas njoftimit të BE-së, në këto histori të rrëfyera përmes filmave të shkurtër u evidentuan mesazhe të guximshme, nga heshtja rreth trafikimit të qenieve njerëzore te qëndresa e harruar e grave nën diktaturë, dhe betejat e përditshme kundër stereotipeve.

“Të krijuara nga të rinj të talentuar përmes projektit të financuar nga BE “Breaking the Moulds – Shaping the Future”, këto punime denoncojnë padrejtësinë, nxjerrin në pah guximin dhe bëjnë thirrje për një media më gjithëpërfshirëse dhe etike në Shqipëri”, thuhet në njoftim.

“Jam krenar të shoh që BE-ja po fuqizon gazetarë dhe regjisorë të rinj e guximtarë për të treguar histori të fuqishme. Nëpërmjet këtyre tregimeve, ata po ndihmojnë në ndryshimin e narrativës, jo vetëm për gratë në media, por edhe për gratë në shoqëri”, tha Gonzato.

“Mesazhi im për ta: Vazhdoni të krijoni, të sfidoni dhe të mbështesni njëri-tjetrin. BE-ja do të vazhdojë të jetë në krahun tuaj”, pohoi ai.

Në fund të njoftimit, delegacioni i BE-së i shpreh mirënjohjen ‘Albanian Women in Audiovisual’ dhe SCiDEV, që kanë trajnuar, mentoruar dhe ndjekur nga afër këta të rinj të talentuar në çdo hap të prodhimit të filmave.

Nga aktiviteti “Breaking the Moulds – Shaping the Future” në Shtëpinë e Evropës 1 nga 4

/e.i/a.f/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›