E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Ndahet nga jeta avokati Saimir Vishaj - ATSH -

TIRANË, 3 nëntor /ATSH/ Është ndarë sot nga jeta në moshën 60-vjeçare avokati Saimir Vishaj.

Vishaj ndodhej i intubuar në Spitalin e Traumës në Tiranë, pasi pak ditë më parë u rrëzua në banesën e tij, duke marrë dëmtime të rënda. Pavarësisht përpjekjeve të bluzave të bardha, Vishaj nuk ka mundur të mbijetojë.

Saimir Vishaj ishte një emër i njohur i avokatisë shqiptare, me një karrierë që nisi në vitin 1998. Prej vitit 2009, ai drejtonte Shoqërinë e Avokatëve Penalistë të Shqipërisë.

Gjatë karrierës së tij ka mbajtur edhe disa funksione të tjera, si anëtar i Këshillit të Përgjithshëm Kombëtar të Dhomës Kombëtare të Avokatisë, i Komitetit të Disiplinës dhe i Komisionit të Monitorimit të Reformës në Drejtësi.

/m.q/a.f/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›