E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndalohen 9 persona vidhnin motoratdhe i shisnin ne Facebook

Nente persona mes te cileve dy studente universitar po ndiqen penalisht nga policia pasi dyshohen se kryenin vjedhje motoresh ne Tirane.

Burimet thane se grupi kishte nje organizator dhe nje person qe merrej me vjedhjen e motoreve kryesisht ne kryeqytet. Kishte edhe nje tjeter person qe grumbullonte lyente dhe modifikonte motoret ne nje servis ne banese ne Tirane dhe dy persona te tjere te cilet kryenin shitjen e tyre ne Baldushk dhe ne Durres.

Te arrestuarit kishin edhe nje faqe ne rrjetin social ne internet Facebook me emrin Te fiksuarit pas motoreve ku publikonin foto te motoreve kontaktet dhe cmimet e tyre.

Burimet policore thane se u arrestuan tre nga nente te dyshuarit ndersa gjashte te tjeret do te ndiqen penalisht ne gjendje te lire.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›