E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, Internacionalja Socialiste: E udhëhoqi vendin nëpër kohë sfiduese

Internacionalsja Socialiste ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të liderit historik të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Fatos Nano.

Përmes një mesazhi në “X” Internacionalja socialiste thekson se Fatos Nano e udhëhoqi vendin nëpër kohë sfiduese, duke u përpjekur të ndërtonte një shtet kushtetues dhe demokratik, dhe kontribuoi shumë në reformën dhe modernizimin e Partisë Socialiste.

The Socialist International expresses its heartfelt condolences to our member, the Albanian Socialist Party, and its leader, @ediramaal , on the passing of the former leader of the SPA ( @psocialiste ) and former Prime Minister of the country, Fatos Nano.

Fatos Nano played an… pic.twitter.com/okrvx2t1iI

— Socialist International (@Soc_Intl) November 1, 2025


“Internacionalja Socialiste shpreh ngushëllimet më të sinqerta për anëtarin tonë, Partinë Socialiste të Shqipërisë, dhe për kryetarin e saj, Edi Rama, me rastin e ndarjes nga jeta të ish-kryetarit të PS-së dhe ish-kryeministrit të vendit, Fatos Nano.

Fatos Nano luajti një rol të rëndësishëm gjatë periudhës së tranzicionit të Shqipërisë, dhe ishte nën drejtimin e tij që Partia Socialiste e Shqipërisë u anëtarësua në Internacionalen Socialiste. Gjatë gjithë jetës së tij, ai luftoi me guxim për vlerat demokratike, dhe nga viti 1994 deri në vitin 1997 ishte i burgosur politik. Ai e udhëhoqi vendin në kohë të vështira, duke u përpjekur të ndërtonte një shtet kushtetues e demokratik, dhe dha një kontribut të madh në reformimin dhe modernizimin e Partisë Socialiste”, shkruan në “X” Internacionalja Socialiste.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›