“Ndërhyrja e policisë, joproporcionale”, Avokati i Popullit: Disa persona të ndaluar nuk kanë qenë pjesë e protestës

Sociale
Avokati i Popullit reagoi pas protestës së djeshme, duke evidentuar se disa persona të shoqëruar në komisiariat nuk kanë qenë pjesë e tubimit.
Po ashtu, Avokati i Popullit thotë se në një komisariat ka konstatuar se nuk ka sistem audioviziv për regjistrmin e intervistave.
Avokati i Popullit rekomandon instalimin e sistemit audioviziv për regjistrimin e intervistave, dokumentimin e arsyeve konkrete për çdo shoqërim, dhe informimin e çdo të ndaluari për arsyet e ndalimit.
Ky insitucion thekson gjithashtu se gjatë protestës janë konstatuar ndërhyrje jo proporcionale nga ana e policisë.
Reklamë