E Diel, 1 Nëntor 2026

Autor i shumë vjedhjeve nga Vlora në Tiranë, arrestohet në kryeqytet 34-vjeçari, i shpallur në kërkim nga disa komisariate

Kronikë

Një 34-vjeçar autor i dyshuar për disa vjedhje në Tiranë dhe Vlorë është arrestuar nga shërbimet e Komisariatit Nr. 4 në kryeqytet.

Në pranga ka rënë Ivi Profka nga Vlora, 34 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim nga disa komisariate policie për vjedhje të ndryshme.

Sipas burimeve, Profka dyshohet se më 24 tetor  ka vjedhur një motor në Rrugën e Dibrës. Gjithashtu ai ishte shpallur në kërkim nga Komisariati Nr. 2 për dy vjedhje të tjera, një tabakinoje më 30 tetor dhe një market më 5 tetor.

Gjithashtu në kërkim ishte dhe nga Komisariati nr. 1 për vjedhjen e një tjetër marketi.

Ndërkohë, Komisariati i Vlorës e kishte shpallur në kërkim për vjedhjen e një motori.

Reklamë

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›