E Martë, 3 Nëntor 2026

Presidenti i Këshillit Evropian dënon urdhrat e Izraelit për evakuimin e palestinezëve nga Rafahu

Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel ka dënuar urdhrat e Izraelit për të evakuuar palestinezët nga Rafahu.

Ai e ka cilësuar inciativën e Izraelit si të papranueshme.

“Ne i bëjmë thirrje qeverisë izraelite të respektojë ligjin ndërkombëtar humanitar dhe të mos ndërmarrë asnjë operacion tokësor në Rafah. Pikat e kryqëzimit duhet të funksionojnë plotësisht dhe të lejojnë që ndihma thelbësore humanitare të kalojë për të ndihmuar në shuarjen e urisë”, shkruan Michel në një deklaratë për X.

Ai gjithashtu thotë se “të gjitha përpjekjet duhet të vazhdojnë për të siguruar një marrëveshje për një armëpushim të qëndrueshëm” dhe përsërit thirrjet e BE-së për një zgjidhje me dy shtete.

“Krijimi i një shteti të qëndrueshëm të Palestinës është kyç në këtë drejtim, krah për krah në paqe dhe siguri me Izraelin, siç pasqyrohet në rezolutën e OKB-së,” shton ai, duke iu referuar votimit të djeshëm të Asamblesë së Përgjithshme për përmirësimin e statusit të misionit palestinez në Kombet e Bashkuara”

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›