E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Nderimet për Bashkim Zenelin, e bija përlot me fjalët: Ishe lider i vërtetë! Respektoje të thjeshtin, jo pushtetarin! Nuk iu përule kurrë injorancës dhe servilizmit, jo vetëm gjatë sistemit komunist, por edhe atij të sotëm

Valbona Zeneli, vajza e Bashkim Zenelit, mbajti një fjalim emocionues pas homazheve në Kuvend në nderim të të atit. Në fjalën e saj, ajo vlerësoi figurën e të atit si gazetar, politikan, diplomat e publicist, duke theksuar integritetin, urtësinë dhe përkushtimin e tij ndaj interesit kombëtar.

WhatsApp Image 2026-11-02 at 13.36.16

Ajo kujtoi gjithashtu vështirësitë që familja kishte përjetuar gjatë regjimit komunist, kur Bashkim Zeneli u shpërngul me detyrim në Kukës pasi kishte lexuar veprat e Frojdit, të ndaluara nga regjimi.

Zeneli theksoi se i ati nuk iu përkul kurrë injorancës, servilizmit e korrupsionit as në sistemit komunist dhe as në atë të sotëm.

“E ke patur gjithmonë këtë defekt që të mos u përulesh kurrë injorancës e servilizmit, jo vetëm gjatë sistemit komunist, por edhe atij të sotëm. Kurrë pena e fjalët e tua nuk i janë përgjigjur askujt tjetër, përveç logjikës, interesit kombëtar e koshiencës tënde të pastër e të drejtë.”, tha ajo.

Ajo shtoi se i ati, si politikan, respektoi të thjeshtin dhe jo pushtetarin. Si diplomat, shtoi ajo, Bashkim Zeneli diti si të ndërtojë ura dhe t’u shërbejë shqiptarëve kudo.

“Ke qenë një lider i vërtetë, nga ata që ndiqen vetvetisht dhe kthehen në mentorë sepse reflektojnë besim, mençuri dhe kulturë. Ke shtruar shumë rrugë të proceseve të integrimit të Shqipërisë në Evropë dhe të kulturizimit të shoqërisë shqiptare, edhe pse vitet e fundit distancoheshe sepse nuk e njihje më atë trashëgimi që kishe lënë. Ke qenë refuzues kategorik i çdo forme klientelizmi, korrupsioni dhe çdo akti që mban peng njeriun.”, shtoi ai.

valbona zeneli homazhe bashkim zeneli

Pjesë nga fjala e saj:

Përtej gazetarit, politikanit, diplomatit e publicistit të kanë vlerësuar për diturinë tënde, që kanë marrë vlerë se i ke shndërruar në urtësi. Na ka mbushur me një valë mirënjohje e dashurie që na ngroh zemrat. Të premtojmë se do t’i përgjigjemi të gjithëve ashtu siç bëje ti. Babush e filluat jetën si familje e re të shpërngulur me detyrim në Kukës për shkak se ti lexove Frojdin, të ndaluar nga regjimi. E ke patur gjithmonë këtë defekt që të mos u përulesh kurrë injorancës e servilizmit, jo vetëm gjatë sistemit komunist, por edhe atij të sotëm. Kurrë pena e fjalët e tua nuk i janë përgjigjur askujt tjetër, përveç logjikës, interesit kombëtar e koshiencës tënde të pastër e të drejtë.

Si gazetar ke qenë inspirues për shumë gjenerata. Si politikan ke qenë luftëtar nga të parët e demokracisë e integrimit euroatlantik dhe refuzues kategorik i çdo ekstremizmi. Maturia dhe kultura jote e bënte të natyrshme respektin për njeriun dhe besimin tek arsyeja. Ti, zemra jonë, nuk ke ditur kurrë të paragjykosh, a të imponohesh sepse ke respektuar të thjeshtin e jo pushtetarin. Këtë të fundit e ke sfiduar duke përbuzur fodullizmin.

Si diplomat me shtruar ura, ke ndërtuar marrëdhënie, besim e partneritet. Ke mbështetur shqiptaret kudo ku ke shërbyer, dhe dera e shtëpisë tonë ka qenë e hapur për këto në nevojë. Shumë homologë të tu ndërkombëtar na kanë mbushur me fjalë brilante për ty. Ke qenë një lider i vërtetë, nga ata që ndiqen vetvetisht dhe kthehen në mentorë sepse reflektojnë besim, mençuri dhe kulturë. Ke shtruar shumë rrugë të proceseve të integrimit të Shqipërisë në Evropë dhe të kulturizimit të shoqërisë shqiptare, edhe pse vitet e fundit distancoheshe sepse nuk e njihje më atë trashëgimi që kishe lënë.

Ke qenë refuzues kategorik i çdo forme klientelizmi, korrupsioni dhe çdo akti që mban peng njeriun. Ti flije gjumë qetë dhe e nisje ditën që në mëngjes duke kënduar e fishkëllyer këngë shkodrane”, tha ajo.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›