Ndërkombëtarizimi i universiteteve, Gjirokastra bashkëpunon me Spanjën, 10 të rinj për praktikë

Gjirokastra ka mirëpritur një tjetër grup studentësh nga Spanja që vijnë për të zhvilluar praktikën profesionale, mundësi që ua jep Erasmus +. Janë 10 të rinj që përveç përvojës që do të marrin lidhur me profesionet e tyre, do të eksplorojnë dhe kulturën, historinë, e natyrën.
Të rinjtë që studiojnë në fushat e Turizmit Administrimit dhe IT do të shpërndahen në biznese e institucione që funksionojnë në qytet. Ky është grupi i dytë i studentëve spanjollë që mbërrijnë në Gjirokastër brenda një muaji.
“Në kuadër të ndërkombëtarizimit, qyteti i Gjirokastrës pret brenda një muaji 10 studentë të tjerë që vijnë nga institucionet spanjolle. Kryesisht janë nga shkolla profesionale teknike. Para knjë muaji kanë arritur 5 studentë që i kemi shpërndarë në kompani, kryesisht kanë qenbë në fushën e IT. Sot 10 studentë do të shpërndahen në biznese në institucionet në Gjirokastër”, deklaroi Merita Isaraj, zv/rektore e Universitetit Gjirokastër.
Universiteti “Eqrem Cabej” ka fituar certifikatën Charter nga programi Erasmus+ që i jep mundësinë të aplikojë për të thithur fonde për mobilitetet deri në vitin 2027. Në këtë mënyrë pritet të rritet edhe numri i shkëmbimeve si për stafin dhe për studentët.