E Diel, 1 Nëntor 2026

Lufta nuk kursen as kafshët: Mbi 200 qen e mace të shpëtuar në Liban

TIRANË, 30 mars /ATSH/ Konfliktet e armatosura që prej vitesh prekin rajone të ndryshme të botës, nga Ukraina deri në Lindjen e Mesme, nuk po lënë pasoja vetëm tek njerëzit, por edhe tek kafshët shtëpiake, të cilat shpesh mbeten të braktisura ose të bllokuara mes rrënojave.

Sipas raportimeve të medieve ndërkombëtare, vetëm në Liban janë shpëtuar mbi 200 kafshë, kryesisht qen dhe mace, falë ndërhyrjes së vullnetarëve dhe organizatave të dedikuara për mbrojtjen e tyre.

Në kushte të vështira dhe shpesh të rrezikshme, këto grupe vijojnë operacionet e shpëtimit, duke hyrë në zona të shkatërruara për të nxjerrë kafshët e plagosura apo të mbetura pa ushqim e strehë.

Vullnetarët theksojnë se puna e tyre nuk ka të bëjë vetëm me shpëtimin e jetës së kafshëve, por edhe me mbështetjen emocionale të familjeve të prekura nga lufta. Për shumë prej tyre, kafshët shtëpiake janë një burim ngushëllimi dhe stabiliteti në mes të traumës.

Organizatat humanitare dhe të mbrojtjes së kafshëve po bëjnë thirrje për më shumë mbështetje ndërkombëtare, në mënyrë që të mund të vazhdojnë misionin e tyre në zonat e konfliktit, ku nevojat mbeten të mëdha.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›