Ndërron jetë 17-vjeçari në Durrës, dyshohet se pësoi arrest kardiak në palestrën e shkollës

TIRANË, 3 prill /ATSH/ Një 17-vjeçar ka humbur jetën në Durrës si pasojë e një arresti kardiak.
Policia e Durrësit njoftoi sot se “rreth orës 15:15, në ambientet e një shkolle të mesme në Durrës, një 17-vjeçar, gjatë kohës që ndodhej në palestër, është ndjerë keq dhe ka humbur ndjenjat”.
Sipas policisë, ai është transportuar me ambulancë për ndihmë mjekësore, por ka ndërruar jetë.
“Nga të dhënat paraprake, dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale (arrest kardiak)”, njoftoi policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit. /j.p/