E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndërtimi i rrugëve lidhëse, ARRSH: Shpërthim i kontrolluar pranë tunelit të Llogorasë

TIRANË, 26 shkurt/ATSH/ Në vijim të punimeve për ndërtimin e segmentit rrugor të rrugëve lidhëse të Llogorasë, ditën e sotme, në orën 12:00, 1150 metra linearë nga dalja e tunelit të Llogarasë, në drejtim të Palasës, është parashikuar të kryhet një shpërthim i kontrolluar me sasi të vogla eksplozivi.

Sipas njoftimit të Autoriteti Rrugor Shqiptar, shpërthimi do të realizohet në funksion të hapjes së trasese së rrugës dhe nuk do të pengojë qarkullimin e mjeteve në këtë aks.

Punimet janë koordinuar me Policinë e Shtetit, me qëllim menaxhimin e situatës dhe garantimin e sigurisë së përdoruesve të rrugës gjatë zhvillimit të procesit.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve dhe drejtuesve të mjeteve për mirëkuptim deri në përfundimin e plotë të këtij operacioni pune.

/a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›