E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ndezi zjarrin në Kakavijë/ Ndërsa priste hekurin, arrestohet 39 vjeçari

Policia zbuloi dhe arrestoi  autorin e  zjarrvënies së  të enjtes në fshatin Kakavijë.  Ai është një 39 vjeçar banor i fshatit.

Kosta Nini sipas policisë ndërsa priste herkurin me troko në banesën e tij ndezi zjarrin I cili përshkak të erës së fortë u përhap në zonë.  Flakët rrezikuan  jetën e banorëve dhe dogjën 4 banesa, një sipërfaqe pyjore dhe me pemë  frutore.

Banorët u evakuan nga shërbimet e Policisë, ndërsa zjarri u shua edhe me ndihmën e helikopterëve  nga Greqia. / abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›