Ndihma në shpëtimin e ushtarit amerikan-Netanyahu: Trump na falënderoi, Izraeli lufton krah për krah me SHBA-të ndaj Iranit

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se presidenti amerikan Donald Trump e falënderoi Izraelin për ndihmën e dhënë në operacionin e shpëtimit të një ushtari amerikan, piloti i të cilit u rrëzua me avionin e tij mbi Iran.
Në një video të publikuar nga zyra e tij, Netanyahu tha se “i shpreha atij mirënjohjen tonë të madhe për operacionin heroik të shpëtimit të atij ushtari amerikan, dhe Presidenti Trump, nga ana e tij, më falënderoi për ndihmën që Izraeli ofroi në atë operacion.”
Sipas zyrtarëve izraelitë, ndihma e Izraelit përfshinte ndarjen e inteligjencës dhe ndalimin e bombardimeve në zonat ku po zhvilloheshin kërkimet për pilotin.
Netanyahu shtoi se Trump foli me entuziazëm për Izraelin gjatë bisedës: Ai e sheh Izraelin si një aleat të fortë, të vendosur dhe të paepur, që lufton krah për krah me Shtetet e Bashkuara.”
Ai theksoi se Izraeli dhe SHBA po punojnë së bashku për të “shkatërruar regjimin terrorist të Iranit”: “Ne po eliminojmë sistematikisht makinën e parave të Gardës Revolucionare. Po shkatërrojmë fabrika, po eliminojmë operativë dhe po, vazhdojmë të eliminojmë edhe zyrtarë të lartë.”
/rtsh.al/