E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndizen dritat e pemës së fundvitit në Vlorë

Qyteti i Vlorës është ndezur mbrëmjen e sotme me dritat e pemës së festave të fundvitit, në një aktivitet festiv të shoqëruar me koncert dhe pjesëmarrjen e shumë qytetarëve, veçanërisht fëmijëve.

Gjatë ceremonisë, kryetarja e Bashkisë së Vlorës, Brunilda Mersini, uroi të gjithë qytetarët vlonjatë dhe përcolli mesazhe urimi për një fundvit sa më të mbarë.

Muaji dhjetor do të jetë i mbushur me aktivitete festive përgjatë gjithë qytetit, duke krijuar një atmosferë të veçantë për banorët dhe vizitorët.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›