E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Ndodheshin për gjueti në mal, detaje të reja nga të shtënat me armë në Bulqizë, kush janë viktima dhe autori (EMRAT)

Detaje të reja janë zbardhur nga të shtënat me armë që u regjistruan mesditën e kësaj të mërkure në Sopot të Bulqizës.

Gazetari i Vizion Plus Dritan Kurti raporton se Elson Lala 29 vjeç ka humbur jetën.

Autor i dyshuar është Bledian Firi 44 vjeç nga Tirana.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur gjatë kohës që të dy këta persona ndodheshin për gjueti në malin mbi fshatin Sopot të NjA Zerqan të Bulqizës.

Reklamë

“Rreth orës 13:40, në pyllin e fshatit Fushë-Sopot, Bulqizë, shtetasi B. F., 44 vjeç, banues në Tiranë, dyshohet se gjatë gjuetisë, duke qëlluar me armë gjahu në drejtim të një kafshe të egër, ka qëlluar nga pakujdesia shtetasin E. L., 29 vjeç, banues në fshatin Strikçan, i cili, si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Shtetasi B. F. është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, ndërsa arma e gjahut, e dyshuar si e përdorur në ngjarje, është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›