Ndreu: Në dhjetor nisin ndërhyrjet në disa akse rurale në Lezhë

TIRANË, 27 nëntor/ATSH/ Një sërë investimesh në infrastrukturën rrugore pritet të nisin në muajin dhjetor për përmirësimin e rrugëve rurale në Lezhë.
Lajmin e bëri të ditur sot kryetari i bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, i cili njoftoi nisjen e disa projekteve në bashkëpunim me Fondin Shqiptar të Zhvillimit.
“Marrin rrugë investimet në riasfaltimin e rrugëve Tresh-Autostradë dhe Zejmen- Autostradë. Punimet fillojnë në dhjetor”, bëri të ditur Ndreu.
Kryebashkiaku i Lezhës siguroi se infrastruktura rrugore mbetet në fokus.
“Autostradë-Rrile-Hidrovor, Tale; Zejmen-Autostradë; Tresh-Autostradë. Çfarë premtuam? Po e mbajmë me veprime dhe investime konkrete”, tha Ndreu. /m.m/j.p/