E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ndreu: Të pamundurën për të mbajtur plazhet e pastra, kërkohet ndihma e pushuesve

TIRANË, 13 korrik/ATSH/ Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, ka shpërndarë sot në rrjetet sociale pamje nga puna e njësive lokale për pastrimin e plazheve publike në këtë zonë bregdetare.

“Bëjmë të pamundurën të mbajmë plazhet e pastra! Nëse do kishim më shumë ndihmën e pushuesve që të mos hedhin mbeturinat, plastikën, etj., në rërë, do kishim më shumë sukses!”, shkruan Ndreu.

Ai u bën apel qytetarëve dhe pushuesve që të tregojnë kujdes dhe të respektojnë mjedisin, duke theksuar se bashkëpunimi i të gjithëve është kyç për të garantuar pastërtinë dhe një sezon turistik sa më të mirë për të gjithë.

Pastrohen plazhet në Lezhë 1 nga 6

/a.f/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›