Ndryshime në kreun e Inspektoriatit të SHISH, largohet Blend Çobani, në vend të tij, Rafail Milo

Ndryshime në kupolën drejtuese të Inspektoriatit të SHISH. Këshilli i Ministrave miratoi të mërkurën vendimin për lirimin nga detyra të Inspektorit të Përgjithshëm të Shërbimit Informativ të Shtetit, Blend Çobani.
Po në këtë mbledhje Qeveria, ka emëruar, Rafail Milo në detyrën e Inspektorit të Përgjithshëm të Shërbimit Informativ të Shtetit.
/rtsh.al/